Lajme
03.12.2024 01:33
Sot, në hapësirat e Ministrisë për Çështje Evropiane, u mbajt takimi i katërt i Komitetit Drejtues të projektit SUPRAE, i cili për herë të parë u udhëhoq nga Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, së bashku me përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.
Projekti është i orientuar drejt katër komponentëve kryesorë:
Përforcimi i planifikimit strategjik, raportimit dhe komunikimit.
Krijimi i një kornize strategjike, metodologjike dhe operative për procesin e aderimit.
Avancimi i programimit, përdorimit dhe vlerësimit të fondeve të BE-së.
Përmirësimi i komunikimit publik dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për procesin e aderimit.
Të gjitha komponentët përfshijnë aktivitete për organizimin e trajnimeve, rekrutimin e personelit të ri, digitalizimin e aspekteve të caktuara të procesit të negociatave dhe përmirësimin e menaxhimit të fondeve të BE-së, me qëllim që të rritet transparenca dhe kuptueshmëria e rolit të BE-së në mesin e publikut të gjerë.
Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e këtij projekti si mbështetje të rëndësishme jo vetëm për Ministrinë për Çështje Evropiane, por edhe për të gjitha institucionet relevante të përfshira në procesin e integrimeve evropiane. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Maqedonia e Veriut e merr përmes projektit SUPRAE për zbatimin e proceseve të reformave dhe për përforcimin e kapaciteteve administrative të vendit.