Lajme
04.12.2024 11:00
Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga vendet më të suksesshme në përdorimin e fondeve IPARD. Në mbledhjen e sotme të 4-të të Komitetit të Monitorimit të IPARD-it, DG AGRI ndau të dhënat krahasuese të mëposhtme:
Më 29 nëntor të vitit 2023, Republika e Maqedonisë së Veriut ishte e para që nënshkroi Marrëveshjen për financimin e Programit IPARD III (2021-2027), para katër vendeve të tjera, me një shumë totale të alokuar nga Bashkimi Europian prej 97 milionë euro. Deri tani, vendi është akredituar për të zbatuar katër masa nga ky program - 1, 3, 7 dhe 9, pa kushte shtesë. Kjo shënon progress në krahasim me Shqipërinë, e cila nuk ka nënshkruar Marrëveshje për financim dhe nuk është akredituar për asnjë masë, Mali i Zi, i cili është akredituar për tre masa me kushte, dhe Serbia, e cila gjithashtu është akredituar për katër masa, por me kusht. Turqia, për krahasim ka numrin më të madh të masave të akredituara, gjithsej 6, pa kushte.
Deri më tani, në kuadër të Programit IPARD III, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shpallur tre thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për ndarjen e mjeteve, nga të cilat dy janë mbyllur tashmë (një për masat 1 dhe 7, dhe një për masën 3). Thirrja e tretë publike për masën 7 është e hapur për dorëzimin e kërkesave deri më 20 dhjetor 2024. Thirrja e katërt publike për masën 1 është në përgatitje e sipër. Me këtë vendi ka arritur rezultate më të mira në shpalljen e thirrjeve publike për Programin IPARD III krahasuar me Shqipërinë, e cila nuk ka shpallur asnjë thirrje publike, Serbia e cila ka shpallur dhe mbyllur dy thirrje publike, ndërsa ka rezultate më të dobëta se Mali i Zi, i cili ka shpallur katër thirrje (nga të cilat tre janë mbyllur), dhe Turqia, e cila ka shpallur pesë thirrje (nga të cilat tre janë mbyllur). Deri më tani, Republika e Maqedonisë së Veriut ka shënuar një progres të vazhdueshëm në zbatimin e programit, duke pasur parasysh numrin e thirrjeve publike, kërkesave të dorëzuara dhe kontratat e lidhura.